Projekti
Lumbardhi
Të inspiruar nga trendet dhe tendencat më të reja botërore për harmonizimin e hapësirave të banimit me rrethinën për të ofruar komfor të shumëfishtë, kompania ndërtimore “Kabashi 2” zhvilloi konceptin më të ri të banimit - kompleksin rezidencial “Lumbardhi”. Ky kompleks banimi me pozitën e përkryer, zgjidhjet më bashkëkohore arkitektonike i ndërtuar me aplikimin e standardeve, trendeve dhe teknologjive ndërkombëtare paraqet një zgjedhje e përkryer për një banim të rehatshëm me gërshetim të komforit urban dhe bukurisë së rrethinës natyrore.
Kompleksi gjendet në qendër të qytetit afër rrjedhës së lumit Lumbardh i cili paraqet një ndër burimet kryesore të ajrit të pastër në qytet. Me rrjedhën e lumit, kjo zonë e banimit furnizohet me ajër të pastër dhe të freskët edhe në rastet kur qyteti është me mjegull dhe me ndotje. Toka ndërtuese është tejet e konsoliduar dhe mundëson stabilitet të ndërtimeve.
Kompania ndërtimore “Kabashi 2” i ka vënë rëndësi të veçantë të gjitha komponentëve të cilat e përbëjnë një vendbanim të rehatshëm, sigurtë, atraktiv, funksional duke u përkujdesur në mënyrë të barabartë si për kualitetin e enterierit, ashtu edhe për kualitetin e eksterierit. Misioni dhe filozofia e kompanisë “Kabashi 2” është që të ndërtojë dhe ofrojë vendbanime me kualitet afatgjatë dhe jo vetëm hapësirë të rëndomtë banimi.
KOMPLEKSI REZIDENCIAL “LUMBARDHI” shtrihet në sipërfaqe prej Xm2 në suaza të cilës ka 214 apartamente prej 40 m2 gjer më 146 m2. Me aplikimin e standardeve ndërkombëtare të ndërtimit, kompania “Kabashi 2” sjell inovacione të reja në ndërtimin e lartë me qëllim që banorët e këtij kompleksi në mënyrë afatgjate të shijojnë banimin kualitativ, të shëndetshëm, ekonomik dhe të sigurtë. Kompania aplikon ISO standardet 9001 për kualitet dhe 14001 për mbrojtjen e ambientit, gjithashtu përdor materiale të certifikuara ndërtimi nga prodhimi më bashkëkohor.