
RRETH NESH
Kabashi2 është kompani ndërtimore e themeluar në vitin 1993 e cila ndërton komplekse rezidenciale në lagjet më atraktive të Prizrenit. Për klientët tanë ne jemi partner i besueshëm në të cilin ata mbështeten për kualitet në çdo faze të çdo projekti. Dëshmi e punës sonë të suksesshme jane 5 projekte banesore me rreth 100.000 m2 ndërtim me 700 banesa të realizuara në Prizren, si dhe qendra tregtare Premium Park dhe hoteli me 5 yje Premium Park Hotel. Të 5 projektet janë të pajisura me leje ndërtimi - të pranuara teknikisht me leje të posedimit si dhe certifikata të pronësisë (Lista Poseduese).
Kompania me kënaqësi të veçantë prezanton projektin më të ri - kompleksin rezidencial “PREMIUM PARK APARTMENTS” i cili përmbush vizionin dhe vlerat afatgjatë të kompanisë ndërtimore Kabashi 2.